Saturday, December 28, 2024
AktualeLajme

Shiu i pandërprerë në Gjakovë

shiuMëngjesi I së martës ka nisur me reshje shiu që për nga intensiteti sa vjen e shtohet, ndërkohë që rrugët janë të mbuluara me ujë. Më së vështiri e kanë këmbësorët ndërsa veturat sot kanë shtuar frekuencën e trafikut dhe shihen tollovi e pritje nëpër rrugët kryesore. Është një ditë tipike vjeshte që po realizohen parashikimet e metereologëve për një periudhë me rënie të temperaturave dhe reshje. Uji nëpër rrugë është pasojë edhe e ngufatjes së rrjetit të ujërave atmosferike që është sinjal për kompetentët që të ndërmarrin masa për pastrimin e tyre. Aty ku rrjeti I kanalizimit nuk përballon sasitë e mëdha të ujit, nëpër bodrume të disa shtëpive ka ujë dhe telashe për familjarët.

Ndryshe, reshje te shiut janë të mirëserdhaura për kulturat bujqësore. Anipse kanë ndërprerë për një kohë fushatën e mbjelljeve pranveraore ato do të jenë të mirëseardhura për kulturat e mbjellura më parë.

“Toka ka etje për ujë”, thonë ekspertët e bujqësisë. Këtë pranverë në komunën e Gjakovës do të mbillen rreth 6 mijë hektarë me misër, perime dhe kultura tjera të pranverës.