Po kalon një javë dhe shiu nuk ka të ndalur. Kjo ka shqetësuar pa masë prodhuesit bujqësorë, sepse tejngopja me ujë dëmton kulturat bujqësore, ndërsa ndal procesin e pjekjes së grurit. Këtë e konstatojnë edhe në Drejtorinë Komunale të Bujqësisë në Gjakovë.
“Nuk kemi bërë ndonjë vlerësim pas reshjeve të vazhdueshme të shiut, por një gjë dihet se procesi I pjekjes së grurit po vonohet dhe kjo mundë të ulë rendimentet e pritura “ tha Ismet Isufi, drejtor I Drejtorisë së Bujqësisë në Gjakovë.
Ai ka shtuar se edhe kulturat e mbjella në pranverë kanë nevojë për diell dhe ngrohtësi në këtë fazë. Në komunën e Gjakovës këtë pranverë janë mbjellë rreth 6 mijë hektarë me misër, perime dhe kultura tjera bujqësore.
Megjithëkëtë ,paralajmërimet e metereologëve për ditët e ardhshme me diell zbusin shqetësimin e fermerëve për dëme më të mëdha në prodhimtarinë bujqësore.