Në një atmosferë të këndshme në Çarshinë e madhe të premten mbrëma ka filluar festivali “GJAKOVA SUMMER FEST” me drejtues violinistin e shquar Shkëlzen Doli. Interpretimet e shkëlqyera të Ansamblit Shkelzen Doli dhe mysafirëve të shumtë për më shumë se dy orë zotëruan këtë zonë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Edhe mbrëmë u pa se Gjakova e mbanë të gjallë shpirtin e artit dhe kulturës sonë. Çdo tingull ka paraqitur një histori, çdo melodi na lidhte me të kaluarën dhe çdo këngë na kujtonte rëndësinë e ruajtjes së traditave tona. Për këtë vlerësim të publikut gjakovar, Shkelzen Doli e tha në fillim të koncertit duke theksuar se, shfaqja në teatër apo koncerti i mirë varet nga publiku i mirë, e i tillë është publiku në Gjakovë .
Koncerti solli edhe këngë të bukura popullore që u interpretuan nga Mustafa Mehja dhe Zenel Doli, ndërsa u mbyllë me “Valsin e lumturisë” ku interpretuan të gjithë pjesëmarrësit e koncertit. Mundë të themi se mbrëmë ishte një festë e vërtetë e muzikës dhe kulturës sonë në qytetin i cili gjithmonë ka qenë një vatër e gjallë e artit dhe muzikës shqiptare, ku muzika gjen shtëpinë e ngrohtë.
Më 24 Gusht vazhdon nata e dytë e festivali “GJAKOVA SUMMER FEST” ku në të njëjtën skenë do të prezantohen Valon Shehu, Ndriçim Gazija dhe digjej Roni. Të dielen në Parkun Kulturo Ali Podrimja, festivali mbyllet me një mbrëmje poetike muzikore që i dedikohet shkrimtarit gjakovarë me përmasa ndërkombëtare, Ali Podrimja pas të cilit do të performoj grupi muzikor Ashikët.z.v