
Në Shkodër këto ditë u realizua një konkurs fotografie lidhur me “Reflektime te përbashkëta të Kulturës turke – shqiptare. Një objekt arkitekturor, praktikimet fetare, trashëgimia jonë e përbashkët kulturore konkrete apo abstrakte, ngjashmëritë e jetës së përditshme, shkurtimisht ishin temat e këtij konkursi . Pjesemarresit kanë qenë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Turqia. Kursin dhe konkursin e ka organizuar qendra kulturore “Yunus Emre” në Shkoder. Çmimi i parë iu nda fotografit gjakovar Shkelzen Rexha.