Thursday, March 21, 2024
Kulturë

Shkelzen Rexha fitues  me foto: “Xhamia më e bukur, Ramazan 2020”

Fotografi artistik Shkelzen Rexha  që,  duke pikasur pikat më atraktive të bukurive shqiptare, në veçanti të monumenteve kulturo historike, është vlerësuar edhe një herë për punën e tij të suksesshme. Fotografia e tij  është shpallur ndër dy fotot më të mira të Konkursit të fotografisë me temë: “Xhamia më e bukur, Ramazan 2020” që është organizuar nga Instituti Shqiptarë i Mendimit dhe Qytetërimit Islam.

Rexha i cili mbanë titullin fotograf akademik, në këtë konkurs është prezantuar me foto të Xhamisë së Hadumit. Juria e përbërë nga artisti dhe pedagogu i Akademisë së Arteve, Edison Çeraj, fotografi i njohur Roland Tasho dhe përfaqësuesi i Media Kontakt, Shkëlqim Koçi, foton e fotografit Rexha e kanë vlerësuar “për ndjeshmërinë artistike në vlerësimin e përmbajtjes, më shumë se formës së jashtme të xhamisë. Nuk janë muret që e mbajnë në këmbë një tempull, por qëllimet për të cilat ajo është ngritur.”, thuhet në njoftimin e jurisë profesionale të këtij konkursi.

Shkelzen Rexha  edhe këtë triumf në konkurs fotografie e konsideron si vazhdimësi e punës së madhe që bënë për të nxjerrë në pah shumë elemente nga trashëgimia jonë e pasur kulturore.

“ Është nxitëse çdo garë e fituar dhe unë  ndjehem i lumtur”, ka thënë ai për Gjakovapress.

https://www.facebook.com/shkelzen.rexha.1/videos/10220466263180529/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *