Ekpozita ka qëndruar e hapur në sheshin para bashkisë në Shkoder, ku me fotografi janë prezantuar veshje të trevave shqiptare. Të gjitha këto fotografi jane bërë ne festivalin e fundit folklorik të Gjirokastres nga fotografi Shkelzen Rexha.
I pranishëm në ekspozitë ishte edhe Zv. ministri i kulturës së Shqipërisë, Zef Çuni i cili duke vlerësuar fotografitë përbërëse të ekspozitës ka theksuar se modelet e veshjeve kombetare që ishin pjesmarrës ne festivalin folklorik të Gjirokastëres jane marre nga studiues të Insitutit të kultures në Tiranë.
Të gjithë vizitorët dhe qytetarët të cilët kanë kaluar pranë sheshit të bashkisë në Shkodër kanë pasur mundësi të shikojne ekspozimin e këtyre fotografive me veshje tradicionale kombëtare.