Thursday, April 25, 2024
Lajme

Shkollat nga Gjakova dhe Bajram Curri program të përbashkët festiv

Në prag të Festës së Pavarësisë së Kosovës, shkollat e komunës së Gjakovës po zhvillojnë aktivitete të shumta me karakter kulturor dhe edukativ.

Të premten, nxënësit e shkollës “Fehmi Agani” e përmbyllën javën festive me një program artistik, të cilin e mbajtën së bashku me shkollën “Ali Podrimja” nga Bajram Curri.

Përmes këngëve, valleve dhe poezive, nxënësit përcollën mesazhe për nder të 17 Shkurtit.

Edhe shkolla e mesme e ulët “Mazllum Këpuska”,  vazhdoj aktivitetet me organizimin e një orë të madhe letrare, historike me ndihmë edhe të aktivave të muzikës dhe artit. Kjo ngjarje është vazhdimësi e aktiviteteve  të shumta që janë mbajtur gjatë kësaj jave në këtë shkollë, si ekspozitë nga aktivi i shkencave,  i artit, pema e pavaresisë dhe piktura e pavarësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *