Tuesday, November 5, 2024
Të përgjithshme

Shkugëza kjo bukuri natyrore, atraktive këto ditë vape e pandemie!

Në kohën me vapë, plus me pandeminë Covid 19, vera bëhet e bezdisshme. Për gjakovarët Shkugëza mbetet vendi më atraktivi për rekreacion ditor, ecje nën hijen dhe freskun e pishave dhe drunjve tjerë që e karakterizojnë këtë zonë, të shpallur pejsazh natyre. Edhe këtyre ditëve paradite e në mbrëmje shtigjet e Shkugëzës janë plot vizitor. I madh e i vogël, kryesisht me maska, duke respektuar masat mbrojtëse kundër Covid 19,  ecin me orë të tëra , për të ndaluar për një kafe në restaurantet e kësaj zone.

 Kohëve të fundit kësaj bukurie natyrore i janë shtuar sipërfaqe të mbjella me drunj, pastaj    mbi 4 kilometra shtigje të cilat tashmë janë në shërbim të qytetarëve të komunës së Gjakovës. Përveç këtyre shtigjeve, Shkugëzes I janë shtuar edhe dy liqene artificial si vlerë shtesë për parkun . 
Projekti për rregullimin e Shkugëzes, sipas zyrtarëve komunal,   është një projekt i gjallë që do të ketë investime të vazhdueshme, jo vetëm në shtigje, por edhe në ndriçim dhe elemente tjera përcjellëse. 
Shkugëza është një vlerë e madhe për Gjakovës, prandaj edhe është detyrë e të gjithë qytetarëve që ta ruajnë dhe ta mbrojnë nga shkatërrimi.

image description

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *