Shkugëza ky vend atraktiv, por deri atje rrugë të ngushta
Investimet në infrastrukturën e zonës së Shkugëzes, si pikë atraktive turistike e pushimit ditor dhe rekreacionit po japin efektet e veta. Kjo zonë është e populluar nga vizitorët që shfrytëzojnë shtigjet e bukura nën freskun e pishave që nga orët e hershme të mëngjesit e deri në orët e vona të natës. Shëtitja në këto shtigje të Shkugëzës është bërë edhe më e bukur dhe më e sigurt, falë instalimit të ndriçimit. Komuna premton se një projekt si ky, do të vazhdojë tutje edhe në pjesë të tjera të Shkugëzës.
Kur flitet për këtë zonë dhe rregullimin e infrastrukturës padyshim se kërkesë e kahmotëshme mbetet zgjerimi i rrugës që të shpie në Shkugës. Ajo mbetet e ngushtë dhe e vështirë posaçërisht për këmbësorët e rrezikuar nga qarkullimi i madh i automjeteve dhe çikletave.