Shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit për borxhe mbi 300 euro
KRU “Radoniqi” sh.a – Gjakovë që nga dita e enjte (04.02.2016) ka filluar me shkyçjen e të gjithë atyre konsumatorëve borxhlinj që vlera e borxhit për ujin e shpenzuar kalon mbi 300 Euro.
Në njoftimin e KRU Radoniqi apelohet tek konsumatorët që t’i kryejnë obligimet ndaj kompanisë ose në të kundërtën do të jenë të detyruar t’ iu ndërprejnë furnizimin me ujë.
KRU Radoniqi falenderon konsumatorët për mirëkuptim