Monday, November 4, 2024
Kulturë

SHM Hajdar Dushi që la gjurmë në muzikën shqipe

Kjo foto shërbeu si inspiruese për të kujtuar një rrugëtim të një vatre muzikore gjakovare që ka lënë gjurmë në muzikën tonë gjithandej trojeve shqiptare. Shoqëria Muzikore Hajdar Dushi ishte prezantuese e muzikës shqipe që kultivohej në Kosovë dhe paraqiste identitetin e popullit shqiptar në këtë trevë. Vlerat e larta artistike kanë bërë që këngët e interpretuara nga kjo shoqëri të bëhen pjesë e pandarë e përditshmërisë sonë. Breza të tërë janë rritur e vazhdojnë edhe sot ti kujtojnë me nostalgji këngët e interpretuara nga anëtarët e vyeshëm të kësaj shoqërie.

Sukseset në skenat muzikore jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të ndryshme të botës, e kanë shtuar madhështinë e kësaj shoqërie.

Veç prezantimeve publike nëpër salla nga më të ndryshmet, një kaptinë e veçantë e prezantimit të SHM Hajdar Dushi ka qenë dasma. Dasma tradicionale gjakovare nuk behej pa Hajdar Dushin, siç nuk bëhej më parë nga shoqëria muzikore Ymer Riza. Ky grup entuziastesh po ndiqte traditën e kultivimit të këngës shqipe.

Sot SHM Hajdar Dushi kujtohet me nostalgji nga brezat më të moshuar ndërkohë që këngët e këtij grupi interpretohen nga brezat e rinj të këngëtarëve duke e mbajtur gjithmonë të gjallë veprimtarinë disa vjeçare të grupit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *