Komuna e Gjakovës po vazhdon me kujdesin ndaj familjeve në nevojë. Falë donacionit nga Shoqata Bamirëse “Bereqeti”, sot u shpërndanë 165 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në komunën e Gjakovës.
“Si institucion komunal, jemi gjithmonë mirënjohës ndaj kësaj shoqate, e cila gjithmonë është afër atyre që përballen me vështirësi ekonomike”, thuhet në njohtimin e komunes së Gjakovës.