Shoqata e familjarëve të dëshmorëve dhurata libri ‘Lufta dhe Kujtesa Kombëtare’
Nënkryetari i Komunës së Gjakovës Ramadan Hoti, ka pranuar dhuratë 100 ekzemplar të librit “ Lufta dhe Kujtesa Kombëtare”, nga përfaqësuesi i Shoqatës Komunale të Familjarëve të Dëshmorëve, Beqir Zeneli. Në takim me nënkryetarin Hoti, Zeneli ka thënë se kjo dhuratë është në shenjë falënderimi dhe respekti për komunen e Gjakovës, që kanë kontribuar në botimin dhe promovimin e kësaj vepre, e cila në tersi në përmbajtje të saj ka punime shkencore nga autor të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipëria. Edhe për Drejtorin e Arsimit janë ndarë 60 libra, ndërsa për Bibliotekën kombëtare “ Ibrahim Rugova”, janë dhuruar 100 ekzemplarë për ti shpërndarë në të gjitha bibliotekat e shkollave të mesme dhe fillore.