Sipas kësaj shoqate, “ Ndjeshmëria e rastit na shqetëson të gjithëve. Shteti fqinjë me sjelljet e tija në vazhdimësi, jo vetëm që nuk po i kontribuon paqes dhe fqinjësisë, por po vazhdon të jetë po ai që ka shkaktuar sëri luftërash në ish Jugosllavi. Tendencat e Serbisë për ta destabilizuar situatën në Republikën e Kosovës duhet ti ndërgjegjëson krerët e institucioneve të vendit por edhe popullatën tonë.”
Intelektualët gjakovarë apelojnë që të gjithë ta marrin seriozisht këtë gjendje dhe të reflektojnë konformë me situatën. Presim me plot arsye nga shteti mik i Francës që t’i thërret arsyes dhe ta lirojë ish kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj.”, përfundon reagimi i shoqatës së Intelektualëve Jakova në Gjakovë.