Shoqata e Intelektualëve ‘’Jakova’’ me drejtues të ri
Kryesia e Shoqatës së Intelektualëve‘’Jakova’’ në mbledhjen e saj të rregullt dhe krahas debateve për punën e deritashme, arritjet dhe sfidat , zgjodhi organet e reja të Shoqatës . Kryetar i Kuvendit të Shoqatës u zgjodh Akademik Jusuf Bajraktari kurse kryetar i Shoqatës Jakova , Prof. Dr. Ruzhdi Sefa.
Kryesia e re vendosi njëzëri që udhëheqësit e deritashëm të Shoqatës, Prof.Dr. Masar Rizvanolli dhe Prof. Xhevat Koshi, për kontributin dhe punën e suksesshme të Shoqatës të propozohen për Qytetar Nderi të Gjakovës.