Vendi i parë i takoi : Arbanita Hotit që këndoi këngën e Hysni Klinakut. Vendi dyte: Elita Pozhegu me muzikë të Butrint Bicurrit dhe Arjona Ramadani me muzikë të Memli Kelmendi. Vend ii tretë i takoi tri këngëve: Emi Bakija e cila interpretoi këngën e Artan Bakisë, Serxho Denjeli , muzika Ylli Kalaja dhe Erina Zuberi me muzikë të Gent Goranit.
Çmimi Lyra Fest 2019 i takoi Lola Kaltrina – e cila interpretoi këngën e komponuar nga Memli Kelmendi. Paraqitja më e mirë skenike: Morea Shehu – muzika Gent Gorani. U ndanë edhe disa çmime tjera të ndara nga organizatori.
“E veçanta e këtij edicioni është se ka pasur autor të shumë këngëve dhe fëmijë pjesëmarrës nga shumë qytete të Kosovës por edhe nga diaspora, p.sh. nga Gjermania dhe Zvicra. Mendoj se ia kemi arritur qëllimit edhe në edicionin e 13-të duke krijuar mundësi për zbulimin e talenteve dhe krijuesve për këngë të fëmijëve.”, deklaroi organizatori I Festivalit, Kujtim Nushi.