Shpallen kandidatët për kryetarë komune
ZGJEDHJET LOKALE 2013
Më 4 shtator në ora 24:00 përfundoi afati i aplikimit për certifikim i subjekteve politike që duan të konkurojnë në zgjedhjet lokale në Kosovë.
Zyrtarisht janë paraqitur pesë kandidatë për kryetar të Komunës së Gjakovës që do të bëjnë një garë të fortë. Kështu, AAK-ja dhe LDD-ja që janë në koalicion do të garojnë me kryetarin aktual Pal Lekajn.
Në garë për të zënë karriken e kryetarit të Komunës janë dhe Mimoza Kusari-Lila nga AKR-ja, Luan Gola nga LDK-ja, Hajdar Beqa nga PDK-ja dhe Arbërie Nagavci nga Vetëvendosja.
Të njejtat parti që konkurojnë me kandidatë për kryetar të komunës do të hyjnë në garë edhe për Asamble komunale. Por, pos këtyre të pestave janë edhe 7 parti politike dhe një inciativë qytetare që synojnë ulëse aty.
Inciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia Demokristiane për Integrim, Partia Social Demokrate, Partia Shqiptare Demokristiane, Lëvizja për Bashkim, Balli Kombëtar i Kosovës dhe Partia e Drejtësisë janë partitë politike që garojnë.