Tuesday, November 5, 2024
LajmeSporti

Shpallen më të mirët, hendbollistet gjakovarë epitetet kryesore

henbol vellaznimi shpalja 2014

Gjakova gjithmonë ka qenë vatër e talentëve të hendëbollit por ja që këto vitet e fundit telashet financiare e kanë bërë të veten. Shumë nga hendëbolistët e suksesshëm kanë vazhduar karrierën nëpër klube tjera, ndërsa Vëllaznimi ka ngel në fund të tabeles klasifikuese. Se është kështu tregon edhe manifestimi I fundit që u mbajt për shpaljen e henëdëbolistëve më të mirë të vitit në Kosovë. Ja fituesit nga Gjakova;

1) Kastriot Jupa, hendbollisti me i mirë në Kosovë për  vitin 2014
2) Burneta Rama, hendbollistja me e mire ne Kosove
3) Arber Curri, portieri me i mire ne Kosove
4) Edona Rogova, portierja me e mire ne Kosove
5) Arti Luzha, shpresa e hendbollit te Kosoves…
6) Shpresa Fazlia dhe Arlinda Krasniqi ne ‘top-10’ hendbollistet më të mira
7) Ilir Bytyqi & Syart Kusari, dyshja me e mirë e gjyqtareve në Kosovë

Kastriot Jupa

Kastrioti Jupa, anëtar i kampionit Besa Famiglia nga Peja, është shpallur hendbollisti më i mirë nga Federata e Hendbollit e Kosovës, në ceremoninë e organizuar në sheshin 21 në Prishtinë. Më të mirë për vitin 2014 në konkurrencën e meshkujve, janë: Arbër Curri (portieri), Oltion Beshiri (alo e majtë), Shkëlzen Kërtoku (beku i majtë), Egzon Gjuka (qendra), Ben Sula (beku i djathtë), Drilon Tahirukaj (alo e djathtë), Kastriot Jupa (pivot), Petrit Prekazi (lojtari më i mirë në mbrojtje), Shkëlzen Kërtoku (shënuesi më i mirë i vitit).

burneta rama

Ndersa në konkurencën e femrave hendbollistja Burneta Rama, u zgjodh laureatja e vitit nga Federata e Hendbollit e Kosovës. Rama është anëtare e Prishtinës, e cila tregoi lojëra jashtëzakonisht të mira në vitin 2014. Shpallja e me te mirave për vitin 2014 në konkurrencën e femrave: Edona Rugova, portiere, Aida Stagova (alo e majtë), Kaltrina Beka (beku i majtë), Mimoza Sefedini (qendra), Albulena Kelmendi (beku i djathtë), Shprersa Fazlija (alo e djathtë), Arlinda Krasniqi (pivot), Fitore Berisha (lojtarja më e mirë në mbrojtje), Burneta Rama, shënuesja më e mirë.

Klubi më i mirë u zgjodh Besa Famiglia tek meshkujt dhe Kastrioti te femrat. Trajneri i vitit ishte Xhavit Morina i Kastriotit, kurse epiteti i gjyqtarëve më të mirë u takoi dyshes gjakovare: Ilir Bytyqi e Suad Kasapi. Punëtori sportiv i vitit u zgjodh sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci.

Me mirënjohje i nderuan edhe: KHF Istogu (kadete), KHF Drita (pionieret), KH Besa Famiglia (junioret), KH Kastrioti (kadetët) e KH Samadrexha (pioniret).

FHK-ja iu dha mirënjohje pesë shpresave (kadetëve), si: Jon Muqolli, Aldi Rudari, Drenit Tahirukaja, Festim Mustafa e Arti Luzha (meshkujt) dhe Fatlinda Fejza, Kaltrina Paci, Agnesa Krasniqi, Vlera Huruglica e Pranvera Ferataj (femrat). Me mirënjohje janë nderuar edhe personalitetet e këtij sporti, si: Beqir Hasangjekaj, Faik Çitaku, Shemsedin Horosani, Rexhep Haxhimusa, Izexhid Tusha, Mehdi Jashari, Ahmet Baliqi, Ferki Nici, Shyrete Pavataj – Rexhepi, Kaqusha Jashari, Isa Osdautaj, Skender Ajeti, Mahmut, Mexhit Haziri, Qemajl Dylatahu, Selim Morina. me mirënjohje postmortum: Agim Ajeti, Muharem Maloku, Hamit Maloku, Nazif Merovci, Sylejman Mehmeti, Xhafer Salihu, Skënder Haziri dhe Shaban Kastrati. FHK-ja në shenjë respekti për një punë të palodhshme dhe sidomos ne punën logjistike për punën e vet me plaket te veçantë për vepër jetësore i nderon këto personalitete: Xhavit Spahiu (post mortum), Skënder Rogova, Danjoll Grezda, Mustafa Rezniqi (post mortum), Esat Stavileci, kryetar nderi.