Friday, March 28, 2025
LajmeSporti

Shpallen sportistet e vitit 2013

sportisti vitit 13Epiteti i sportistit të vitit 2013 per komunen e Gjakoves  i takoi kik boskierit Shpëtim Ahmetaj nga klubi i Kikboksit “Sport center” të Gjakovës.

Shpejtim Ahmetaj shpallet fitues ne Kreta
Shpejtim Ahmetaj kur u shpall fitues ne Kreta te Greqisë-

Sportisti i vitit ne Gjakove, Shpejtim Ahmetaj, eshte  nga Isniqi i Decanit. Ai mori medaljen e arte ne kategorine 75 kg, ne Kick Boks në nje konkurrence prej 45 shteteve pjesemarrese ne “ WKV- World championship Crete 2013”, i mbajtur me 25 dhe 26 tetor ne Kreta të Greqisë. Ne manifestimin qe u organizua te premten, Klubi më i mirë sportiv u shpall klubi i futsallit Liburn. Mes 10 sportistëve ishin edhe Rinor Muhagjiri hendëbollist, Burim Krasniqi shigjetar, Driton Rraci-basketbollist, Elma Kameri hendëboliste, Alban Delija ciklist, Halim Selmanaj futsall, Egzon Xharavina- skitar, dhe futbollistët  Armend Markaj dhe Robert Gjeraj. U nderua me mirënjohje edhe trajneri me i mirë Luan Kozniku ,punetori sportive Abaz Beqa pedagogia sportive Blerta Juniku Rraci , gjyqtarët Ilir Bytyqi e Syart Kasapi si  dhe vetarënt e sportit Neki Shehu- atletik, Fatmir Morina- futboll  dhe Nexhmedin Hoxha-basketboll. Duke i dorëzuar kupën e fituesit për sportistin e vitit, kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila përgëzoi sportistët për arritjet dhe përpjekjet për rezultate sa më të mira duke ia ngritur namin klubit dhe Gjakovës. Ajo premtojë mbështetje për sportistët në të ardhmen.

“Më duhet të falënderoj gjithë sportistët që përkundër sfidave të këtyre viteve të pas luftës, u munduan dhe arritën ta mbajnë gjallë jo vetëm traditën e Gjakovës për sportin, por edhe emrat identifikues të klubeve të tyre sportive. Si kryetare e Komunës së Gjakovës sot ndjej obligim që bashkërisht të angazhohemi dhe sportin në Komunën tonë ta ndihmojmë edhe në aspektin e infrastrukturës, zhvillimit përmes fondeve të veçanta, por edhe në mbështetjen e vazhdueshme për talentet e rinjë që kanë potencial të bëhen emra të mëdhenjë të sportit. Viti 2014, do jetë viti që do dhurojë më shumë mundësi për të gjithë sportistët dhe po ashtu, do jetë vit ku infrastruktura sportive ne Komunën e Gjakovës, në përgjithësi do filloj të ndryshojë për të mbarë”, tha në mes tjerash Kryetarja e Komunës së Gjakovës znj.Mimoza Kusari Lila.