Me vendim të presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani, për kontributin e dhënë në luftën për liri dhe pavarësi të popullit shqiptarë, me dekoratën “Dëshmor i atdheut” u nderuan dëshmorët Musa Sheh Zade dhe Avdullah Hoxha. Ndërkaq me vendim të Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë ,Arben Imami me mirënjohje për kontribut të shquar u nderuan : Shaban Binaku, Bajram Daklani dhe Sulejman Batusha.
Mirënjohjet për familjet e pasardhësve të dekoruarve i ndau kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, i cili theksoi se, “Gjakova ndjehet krenare për këtë respekt që Republika e Shqipërisë i bënë bijve të këtij trolli, atdhetarëve dhe patriotëve që sakrifikuan jetën për liri dhe pavarësi të popullit shqiptarë.”
Lekaj edhe me këtë rast kujtojë kontributin e madh të Gjakovës në të gjitha periudhat e historisë së kombit.
“Janë këta burra që në etapa të ndryshme kohore kanë luftuar dhe sakrifikuar me jetëra të tyre për lirinë e atdheut, për territor dhe gjuhë të lirë dhe mendojmë se shteti i Republikës së Shqipërisë me të drejtë ka nderuar edhe këta bashkëkombas tanë, si burra meritor në përpjekje për komb dhe shtet” ka thënë në fjalën e rastit kryetari Pal Lekaj
Në emër të familjarëve të dekoruar falënderoi Sheh Musa Shehu.