Tuesday, November 5, 2024
Sporti

Shqiponja me telashe në udhëtim në Portugali për Chaleng Cup

Shqiponja e Gjakovës është eliminuar në rrethin e tretë të Challenge Cup në hendboll. Të dielen pësoi me rezultatin 37:22 nga skuadra portugeze ADA CJ Barros, në ndeshjen e luajtur në Marihna Grande të Portugalisë. Ishte ky rezultat më i mirë se në ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën në të njëjtin vend, të cilën Shqiponja e humbi me rezultatin 38:16. Shqiponja në dy edicionet e kaluara kishte kaluar nga një rreth garash në Challenge por këtë sukses nuk e arriti këtë edicion. Më efikasja te skuadra gjakovare ishte Mana Ibrahimi me tetë gola. Shqiponja ka pasur  telashe të ndryshme për shkak të vizave dhe në Portugali  ka udhëtuar dhe ka luajtur me vetëm shtatë lojtare.
Drejtori i klubit Shqiponja, Artan Nimani ne faqen zyrtare te Federates se Hendbolit te Kosoves ka deklaruar:.
“Skuadra jonë kishte shumë problem me udhëtim dhe deri më 10 nëntor, kur edhe jemi nisur, nuk kishim konfirmim për viza nga ambasada e Portugalisë në Sofje. Poashtu me viza u pajisën vetëm pesë lojtare. Refuzimet nga pala portugeze ishin banale dhe të pakuptueshme. Megjithatë ne arritëm të sigurojmë shtatë lojtare, dy i huazuam nga Kastrioti i Ferizajt. Duhet cekur edhe bllokadën absolute që klubet tjera të Kosovës i bënë Shqiponjës, duke mos i lejuar lojtaret me të cilat kishim marrëveshje të mëhershme. Vashat tona treguan një heroizëm të veçantë duke luajtur për 60 minuta pa asnjë ndërrim. Ka pasur katër raste që kemi luajtur mbi tre minuta me katër apo pesë lojtare për shkak të lëndimeve dhe pamundësisë për ndërrime. Loja e parë ishte e mirë, por kur kemi parasysh që kemi udhëtuar 14 orë me tri ndërrime të aeroplanit, nuk kishte shpresa për paraqitje ndryshe. Loja e dytë ishte më e balancuar dhe arritëm të sigurojmë një rezultat më të favorshëm. Falenderojmë Ministrin Gashi që mundësojë që të realizohet udhëtimi edhe pse ishim me një ditë vonesë. Ne në dy lojërat kemi luajtur pa asnjë ndërrim, ndërsa kundërshtari ka luajtur me 16 lojtare”, ka thënë Nimani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *