Drejtori i klubit Shqiponja, Artan Nimani ne faqen zyrtare te Federates se Hendbolit te Kosoves ka deklaruar:.
“Skuadra jonë kishte shumë problem me udhëtim dhe deri më 10 nëntor, kur edhe jemi nisur, nuk kishim konfirmim për viza nga ambasada e Portugalisë në Sofje. Poashtu me viza u pajisën vetëm pesë lojtare. Refuzimet nga pala portugeze ishin banale dhe të pakuptueshme. Megjithatë ne arritëm të sigurojmë shtatë lojtare, dy i huazuam nga Kastrioti i Ferizajt. Duhet cekur edhe bllokadën absolute që klubet tjera të Kosovës i bënë Shqiponjës, duke mos i lejuar lojtaret me të cilat kishim marrëveshje të mëhershme. Vashat tona treguan një heroizëm të veçantë duke luajtur për 60 minuta pa asnjë ndërrim. Ka pasur katër raste që kemi luajtur mbi tre minuta me katër apo pesë lojtare për shkak të lëndimeve dhe pamundësisë për ndërrime. Loja e parë ishte e mirë, por kur kemi parasysh që kemi udhëtuar 14 orë me tri ndërrime të aeroplanit, nuk kishte shpresa për paraqitje ndryshe. Loja e dytë ishte më e balancuar dhe arritëm të sigurojmë një rezultat më të favorshëm. Falenderojmë Ministrin Gashi që mundësojë që të realizohet udhëtimi edhe pse ishim me një ditë vonesë. Ne në dy lojërat kemi luajtur pa asnjë ndërrim, ndërsa kundërshtari ka luajtur me 16 lojtare”, ka thënë Nimani.