Filimi i ndeshjes ishte me forca të baraspeshuara, ndërsa vashat e Shqiponjës arritën edhe të avanconin. Kjo ishte në 15 minutat e parë të takimit, e pas kësaj periudhe spanjollet treguan cilësitë e veta duke mbajtur epërsinë deri në fund të ndeshjes. Në radhët e Shqiponjës lojtarja më efikase ishte Belma Beba me 11 shënime e poaq gola shënoi edhe Rodrigez e klubit Rocas.
Ndeshjen e drejtuan referat nga Bullgaria Silviya Markovska dhe Jonko Vutov ndërsa delegat i ndeshjes ishte rumuni Remus Cojacaru.