Tuesday, November 5, 2024
Lajme

Shtëpia muze e familjes Qerkezi subvencionohet nga Komuna

shtepia-muze-e-CerkezitNë mbledhjen e bordit të drejtorëve, të mbajtur të premten,  një interesim i veçantë iu kushtua propozimit të ideve që kanë të bëjnë me rregullimin dhe ndërtimin e hapësirave ku prehen dëshmorët e kombit dhe vendet ku u shënuan masakrat më të mëdha në luftën e fundit.

Është marrë vendimi për ndarjen e mjeteve për rregullimin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Rogovë. Gjithashtu, pas shqyrtimit të raportit nga komisioni për shenjëzimet memoriale është miratuar propozimi për hapjen e konkursit publik për idetë e shenjëzimit të dy vendeve të rëndësishme historike të luftës së fundit në Gjakovë, konkretisht memorialit të lagjes Mulla Jusuf dhe rrugës së Çabratit.

Në kuadër të këtyre pikave, bordi i drejtorëve ka ndarë për herë të parë subvencion për shtëpinë muze të familjes Qerkezi, shtëpi kjo e cila është pjesë e listës trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme, me ç’rast komuna e Gjakovës merr përsipër mbulimin e shpenzimeve operative.

Me qëllim që Gjakova të jetë e gatshme në përgatitjen e kremtimit të festës së flamurit kombëtar dhe të festave të fund vitit, kryetarja Kusari-Lila, me propozimin e saj ka formuar grupin punues që do të jetë përgjegjës për organizimin e plotë të festave.