Friday, December 27, 2024
Aktuale

Shumë shpejtë Gjakova do të kaloi në zonën e verdhë

“Ditët e fundit, kemi rënie të rasteve pozitive me virus në komunën e Gjakovës. Në këto rrethana, në bazë të numrit të të infektuarve, shumë shpejtë do të kalojmë në zonën e verdhë”, është  konstatuar të mërkurën, gjatë mbledhjes së Shtabit për Menaxhimin e COVID-19. Me këtë rast u tha se , Spitalii  Përgjithshëm “Isa Grezda” ka raportuar se  ka rënie të numrit të pacientëve dhe se janë të furnizuar me okisgjen. Poashtu, janë zvogëluar kërkesat për testime.

“Megjithatë, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe anëtarët e shtabit, theksuan se është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë̈ të respektojmë masat kundër COVID-19. Inspektimet nga ana e Policisë së Kosovës dhe Inspektorëve Komunalë do të jenë strikte, sidomos në këtë kohë festash”, u than ë mbledhjen e shtabit komunal.

Ndryshe në komunën e Gjakovës,  në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 raste të reja  me Covid 19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur ne  1 mijë e 971 . Nga ky numër të shëruar janë 1 mijë e 349 , ndërkaq, aktualisht në komunën e Gjakovës  janë 529 raste aktive me Covid-19.

Në spitalin e Gjakovës, sipas raporti të sotëm   janë 67 pacient që po trajtohen për COVID-19, prej tyre të konfirmuar pozitiv janë 41. Nga ky numër i të trajtuarve, 44  janë në oksigjeno terapi, ndërkaq me CPAC po trajtohen dy pacient. Ka rënë numri i të infektuarve nga mantelbardhët. Sot ka vetëm  7 infermier dhe një nga stafi mjekësor, kurse nuk ka asnjë mjek në spitalin e Gjakovës që është i infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *