Intervista : Flora Gashi- Sienna, soliste
Ja intervista që bëmë me te:
Sienna emër artistik prej nga të ka lindi kjo ide?
Po në fakt Flora do me thënë lule, edhe Sienna është ngjyrë e kuqe, por është edhe një vend në Itali që quhet Siena. Flora është lule dhe ngjyra e kuqe më pëlqen mua shumë. Edhe kështu këto dy gjëra i kam lidhë mes vete.
Jeton dhe vepron në Slloveni ?
Po, në Slloveni jetojmë në qytetin Ilirska Bistrica. Jemi familjarisht aty. Prindërit kanë shkuar shumë përpara atje. Unë , në fakt jam e treta gjeneratë, jam e lindur dhe e rritur atje.
Kush të tha fillimisht se keni zë të mirë dhe si u përcaktuat për tu marrë me muzikën?
Në fakt në fillim, kishte filluar vëllai Floriani të merret me muzikë. Duhet ta falënderoj tepër shumë sepse më ka ndenjur gjithmonë afër vetit. Ai ia ka nis pastaj fillova edhe unë duke kënduar me të. Fillimisht babi më ka treguar se po këndoj mirë, pastaj edhe familja, shoqëria dhe kështu vazhdova.
Cili ishte suksesi në spektaklin “ Sllovenia ka talent” ?
Po, kam qenë e vetmja shqiptare që kam kënduar shqip dhe ju ka pëlqyer në ekstrem shumë. Kam arrit deri në gjysmë finale, dhe ky ishte një sukses i madh për mua. Ky manifestim më ka nxitur pastaj që unë të merrem seriozisht me muzikë. Si të thuash ky ishte momenti i pranimit të vlerave të mia për muzikën. Ky sukses më ka dërguar më lartë.
Me çfarë kënge je prezantuar para jurisë Sllovenia ka talent ?
Jam prezantuar me një këngë shqip.
Çfarë kanë thënë juria , si ishin vlerësimet?
Po, kanë qenë të mira . Ju ka pëlqyer shumë, zëri, kënga .. Edhe gjuha shqipe ju pëlqen shumë. Kanë qejf me ditë sa më tepër për gjuhën tonë.
Këndoni këngë edhe në gjuhën sllovene?
Po, kam këngë, shkruaj edhe tekste vet në gjuhën shqipe, angleze, sllovene, të gjitha. Nuk ka asnjë problem.
Dëgjova se i njihni shumë gjuhë?
Dashurinë për gjuhët e botës i kam pasur gjithmonë. Aktualisht 5 apo 6 gjuhë i njoh pa problem dhe komunikoi shumë mirë.
Dhe gjuhën shqipe, gjuhën tënde nuk e harron kurrë edhe pse je e rrethuar atje me shoqëri sllovene apo jo?
Jo, nuk e harroj . Për këtë duhet ti falënderoj prindërit, sepse mos të kishin qenë ata, mos të më kishin mësuar ata, unë nuk e kisha ditë duke lindur dhe jetuar në në vend tjetër.
Si të kanë pranuar rrethi slloven, të rinjtë atje?
Më kanë pranuar mirë, janë njerëz jashtëzakonisht të mirë. Unë jam falënderuese.
Dhe a janë gëzuar edhe shoqet e shokët tuaj për suksesin që ke arritur në gjysmë finale atje ?
Po, kanë dëshirë të dinë sa ma shumë për aktivitetin tim dhe rrugëtimin tim me muzikën. Ju pëlqen shumë këndimi im. Kam përkrahje prej tyre.
Tashmë keni përfunduar shkollimin e mesëm për çfarë keni mësuar ?
Për muzikë. Pas sukseseve të para tash jam përkushtuar tërësisht në muzikë
Dhe kjo të paska nxit akoma më tepër me u marrë me muzikën edhe më profesionalisht. Cila është kënga e parë që Sienna e ka realizuar?
Kënga e parë është “Mos më prit” e realizuar në Slloveni, në Ljubljanë, në kryeqytet, me video, me të gjitha . Ka dalë një realizim i mirë.
Videoklipi i fundit Du me dal është bërër shpejt hit. Ku e keni punuar?
Së pari duhet të falënderoj menaxherin Labinot Nuraj. Falë ti ka shkuar projekti shumë mirë. Teksti është shkruar nga Nurteli, instrumentali dhe të gjitha nga Nurteli, videoklipi është bërë me VSM edhe është prit deri tash mjaft mirë.
Sienna dhe lidhja mes Sllovenisë dhe Gjakovës?
Po, vijmë shpesh 2-3 herë në vjet në shtëpinë tonë në Gjakovë, në mëhallen e Gërçarve. Sa herë vi këtu ndjehem e lumtur
Çka ka në plan tani Sienna pas promovimit të këtij vidoprojekti më të fundit “Du me dal?
Plani im është të arrij sa më shumë në muzikë edhe ndoshta tani vjen edhe ndonjë projekt tjetër, ndoshta ndonjë bashkëpunim surprizë.
A mundë të presim verën e ardhshme edhe në qytetin tonë këtu në Gjakovë me një koncert Sienna?
Po, normal me gjithë dëshirë. Në fakt kjo është dëshira ime më e madhe. (Revista Gjakovapress Nr.119)