Sipas konkursit të Universitetit të Prishtinës, 350 studentë në vitin e parë në Universitetin e Gjakovës
Është shpallur sot konkursi për pranimin e studentëve në universitetet publike të Kosovës , ndërkohë që në kuadër të këtij konkursi janë edhe programet për Universitetin e Gjakovës ku do të përfshihen etem 350 studentë të rinjë. Për dallim nga Viti I kaluar, në këtë konkurs nuk është përfshirë program I faklultetit të Shkencave matematiko natyrore- drejtimi Kimi Arsimore.Ndosjhta programet e reja do të shpallen në konkursin e dytë,sepse sipas Ligjit të Arsimit të lartë në Kosovë, një Universitet Publik, sic është ky I Gjakovës, duhet të ketë sëpaku pesë programe.
Sipas këtij konkursi në universitetet publike do të mund të regjistrohet çdo i dyti maturant i mbaruar sivjet. Për të tjerët mbeten vende të mjaftueshme në institucionet private të arsimit të lartë.
Konkursi mbetet i hapur deri më 23 korrik, kurse më 26 dhe 27 korrik do të mbahen provimet pranuese, dhe me 30 korrik shpallja e rezultateve.
Po e botjmë edhe pjesen e konkursit për Universitetin e Gjakovës
III. FAKULTETI I FILOLOGJISË
Qendra në Gjakovë 80
Programi Gjuhë Shqipe 40
Programi Gjuhë dhe Letërsi Angleze 40
Studentët në Qendrën e Gjakovës, nga 1 tetori do të jenë në Universitetin e Gjakovës
IX. FAKULTETI I MJEKËSISË-
Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 490 studentë të rregullt dhe atë në programet si në vijim:
Dega në Gjakovë 70
Programi Infermieri 50
Programi Mami 20
XIV. FAKULTETI I EDUKIMIT–
Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 1100 studentë prej të cilëve 950 studentë të rregullt
dhe 150 studentë me korrespondencë dhe atë në programet si në vijim:
Qendra në Gjakovë 200
Programi Fillor 100
Programi Parashkollor 100
Provimi pranues do të mbahet më 26. 7. 2013, në orën 9:00,
– Fakulteti i Edukimit Qendra në Gjakovë, Fakulteti i Filologjisë Qendra në Gjakovë, dhe
Fakulteti i Mjekësisë Qendra në Gjakovë më 04. 9. 2013, prej orës 10:00 -14:00 në Fakultetin e Edukimit
në Gjakovë (të gjitha këto drejtime nga 1 tetori do të jenë në kuadër të Universitetit të Gjakovës).