Sistemi ka të bëj me rritjen e pjesëmarrjes aktive te qytetarëve në vendimmarrje, duke i ndihmuar komunës në menaxhimin më të mirë të aseteve komunale.
Sistemi për Menaxhimin e Aseteve komunale është i bazuar ne GIS (Sistemi Gjeografik i Informacioneve) dhe është i ndërtuar nga kompania ATI-KOS në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike. Si projekt është përkrahur nga OJQ RKE (Rinia Kosovare Evropiane) nga Gjakova si dhe është financuar nga KFOS.
Prezantimi i këtij projekti është bërë sot në Qendrën Inovative të Gjakovës (JIC), ndërsa e pranishme në këtë prezantim ka qenë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj.
“Është më rëndësi se komunës po i shtohet edhe një mekanizëm i ri për inkuadrimin e qytetarëve në vendimmarrje dhe për ruajtjen e aseteve nga ana e tyre”, ka thënë kryetarja Kusari – Lila, duke apeluar që qytetarët të jenë pjesë kryesore dhe pjesëmarrëse në këtë projekt.
Kryetarja Mimoza Kusari-Lila, ka përgëzuar punën dhe kontributin e OJQ “RKE” dhe të ATI-KOS si implementues ndërsa ka falënderuar edhe “KFOS” që ka përkrahur këtë projekt.