Teatri i qytetit Hadi Shehu ka publikuar kalendarin e shfaqjeve që janë planifikuar të prezantohen para artdashësve gjakovarë deri në fund të këtij muaji. Kështu brenda këtij muaji janë në program të reprizohen 7 shfaqje vetanake dhe të teatrove kosovare mysafire, duke filuar me dramën “Antigonat” të regjisorit Erson Zymberi me datat 4, 7 dhe 12 Prill. Premiera e kësaj shfaqje ishte dhënë ditë më parë dhe nga kritika ishte vlerësuar si mjaftë e suksesshme bazuar edhe në tematikën që ajo trajton duke lidhur dramën antike Antigona me atë bashkëkohore dhe në tërësi i flet Antionave tw së tashmes.
Interpretojnë aktoret: Vlora Dervishi, Bujar Ahmeti, Vlera Pylla, Besfort Berberi, Myrvete Kurtishi, Edmond Hafizademi, Arbies Komoni dhe Altina Kusari. Shfaqja jepet në Galerinë e arteve.