Skena shqiptare mbetet pa aktorin e njohur Sylejman Lokaj
Sulejman Lokaj, të cilin në shenjë respekti miqtë e thërrisnin baca Sulë të shtunën ka ndërruar jetë. Lajmin e ka konfirmuar Teatri i Qytetit “Hadi Shehu përmes një njoftimi për media”
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta ne moshën 85 vjeçare të aktorit doajen, regjisorit dhe autorit te shumë veprave Sylejman Lokaj”, shkruhet në njoftim.
Sulejman Lokaj u lind më 28 qershor 1933 në fshatin Lëbushë të komunës së Deçanit. Shkollën fillore pro gjimnazin e kreu në Strellë të Epërm dhe në Isniq, komuna e Deçanit. Shkollën e mesme të artit figurativ e kreu në Pejë, ndërsa, SH.L.P. “dega e arteve figurative”, në Prishtinë.
Në vitet 1955-1964, punoi në arsim, ndërsa prej vitit 1964-1976 punoi si aktor në Teatrin e Kombësive në Shkup.
Prej vitit 1976-1992, kur doli në pension, punoi në Teatrin popullor të Gjakovës. Krahas artit skenik Lokaj ishte mjaft aktiv dhe I sukseshem edhe në artin figurative. Pos ekspozitave individuale, ka marrë pjesë edhe në shumë ekspozita kolektive. Pos roleve të shumta teatrore, ka luajtur edhe shumë role filmike e televizive.
Për këtë kontribut të çmuar të aktorit Sylejman Lokaj, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës me 29 dhjetor 2012 e nderoi atë, me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e teatrit. Me të marr këtë çmim, ai kishte thënë: “Unë nuk pata mundësi ta jap jetën për këtë vend, e as pasuri me bollëk nuk kisha, por besoj që fjalën e mirë për vendin tim, e kam dhënë mbi dërrasat e këtij Teatri.”
Sulejman Lokaj gëzonte një respect të madhe nga adhuruesit e artit skenik dhe nga kolegët e Teatrit.
“Ndarja fizike asnjeherë nuk do të na pamundēsoj kujtimin dhe ndjekjen e shembullit të mirë të një njeriu dhe artisti të madh.”, thuhet një njohtimin e Teatrit të Gjakovës.
Të dielen me datë 05.08.2018 në ora 12:00 ne teatrin “Hadi Shehu” ne Gjakovë mbahet mbledhja komemorative ndërsa prej orës 12:30 në hollin e pallatit të kultures mbahen homazhe nderimi.