Thursday, September 5, 2024
Lajme

SKENDERBEU ME MONUMENT NË GJAKOVË

Në ditëlindjen e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti dhe në vigjile të 25 vjetorit të clirimit të Gjakovës, të shtunën në parkun e madh të qytetit u vu  monumenti i heroit kombëtarë Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Gjakova sot ishte në festë. Paraprakisht rrugët kryesore të qytetit, përkatësisht qendra, jehonte nga tinguj të zërave dhe daulleve që kumbonin në festen e sotme . Grupeve muzikore folklorike nga të gjitha trojet shqiptare u printe grupi nga arbreshet e Italisë të cilët interpretonin këngë për Skenderbeun dhe atdheun.

Ky monument ka ardhur si iniciativë dhe  është  financuar e ideuar  nga bashkëadhetari Gjergj Prenkoqaj në bashkëpunim me komunën e Gjakovës ndërsa është realizuar nga skulptori, Tal Istrefi. Në ceremoninë e zbulimit të monumentit të Skenderbeut u shfaq një programi artistik me këngtarët të njohur të estradës shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *