Tinguj të lehtë, të këndshëm e të shpirtit kanë rrjedhë të mërkurën në mbrëmje në pallatin e kultures Asim Vokshi sikurse para 30 vitesh në këtë sallë të bukur, në qytetin e këngës, për ta ndarë bashkë me adhuruesit e muzikës këtë jubile- ‘Tri dekada Skofiarë’…
Në sallën e stërmbushur u interpretuan këngë të bukura nga Miranda Hashani, Muharrem Mici, Elizabeta Qarri-Musliu, Florent Abrashi, Artemida Qarri-Haxhiu, Ruzhdi Sadiku dhe grupi I vallëzimit Art Dizajn. Një pikë të vecantë artistike në violinë e realizoi Shkelzen Doli, anëtar I Filarmonisë së Vjenës I cili para 30 vitesh ishte anëtari më I ri I grupit.
Për këtë arritje edhe kryetarja e komunës Mmoza Kusari Lila ndau mirënjohje për punën e suksesshme të Skofiarëve.