Kompleksi Vokalo Instrumental “Skofiarët” nga Gjakova që ka lënë gjurmë në muzikën e lehtë shqipe, do të prezantohet këtë fundjavë në spektaklin mjaft të shikuar televiziv të Televizionit Klan në Tiranë me titull “100 vjet muzikë”. Spektakli “100 vjet muzikë” është një manifestim i këngës shqiptare, në mënyrë të veçantë, por edhe i artit shqiptar në përgjithësi. “Skofiarët” do të prezantohen me disa këngë të njohura të muzikës së lehtë nga repertori tyre.
Drejtuesi i këtij grupi muzikor, Muharrem Mici, theksoi se kjo është një mirënjohje për punën e bërë për shumë vjet në kultivimin e muzikës së lehtë duke qenë një nga grupet më të pëlqyera në Kosovë. Kënaqësia shtohet për faktin se Skofiarët marrin pjesë në këtë eveniment televiziv, ku prezantohen këngët më të famshme shqiptare por edhe muzika e një shekulli.
Gjendja e rrugëve pas bores
Vështirësitë me borën dhe akullin vazhdojnë të na shoqërojnë edhe gjatë ditës së sotme, ndërkohë që të gjitha rrugët e territorit të komunës së Gjakovës janë të hapura. Kompanitë e pastrimit thonë se po punojnë pandërprerë në pastrimin e rrugëve më të frekuentuara si në qytet ashtu edhe në fshatra, ndërsa qytetarët ankohen se trotuaret ende janë të papastruara dhe se po kanë vështirësi në qarkullim.
Zyrtarë të Kompanisë së pastrimit Çabrati thanë sot se permanent janë në terren për të kujdestaruar në pastrimin e borës nëpër rrugët më frekuentuese, ndërsa apelojnë tek pronarët e dyqaneve që të pastrojnë përpara objekteve të tyre dhe borën mos ta hedhin në rrugë.
Bora dhe ngricat kanë vështirësuar edhe udhëtimin dhe arkullimin e autobusëve. Në Stacionin e autobusëve Kosovatransi” në Gjakovë na thanë se të gjitha linjat po mbahen sipas orarit të rregullt ndërsa autbosuët po vijnë me vonesa të vogla për shkak të rrethanave të vështirësuara në rrugë. Drejtë kryeqendrës së Kosovës-Prishtinës , ku çdo mëngjes udhëtojnë kryesisht studentët gjakovarë, janë nisur të gjithë autobusët e kompanive transportuese, të cilët ankohen në vështirësitë që kanë me borën nga Gjakova deri tek kyçja me magjistralen Pejë- Prishtinë.