Sonte, mbrëmja e Teatrit të Gjakovës,”Mbretëresha e Bukur e Llenanit”
Sonte, më 28 prill 2020, në kuadër të Kalendarit të përbashkët të teatrove të Kosovës në orën 20:00, Teatri Qytetit”Hadi Shehu”-Gjakovë shfaq komedinë “Mbretëresha e Bukur e Llenanit” në formatin online/livestream në faqen zyrtare të Teatrit te Qytetit në Facebook (@teatriqytetitHadiShehu).
Është shkruar nga Martin McDonagh ndërsa e perkthyer nga anglishtja prej Shkëlzen Berishës me regji të Ilir Bokshit
Luajnë: Murvete Kurtishi, Altina Kusari, Ylber Bardhi, Edmond Hafizademi
Skenografia dhe Kostumet nga Petrit Bakalli kurse muzika është punuar nga Trimor Dhomi
Përmbajtja e shfaqjes
“The Beauty Queen of the Leenane”, ose “Mbretëresha e bukur e Llenanit”- është një ndër veprat e para dhe më të njohura të Martin McDonagh.
Conemara është një fshat në pjesën veriore të Irlandës, të cilin autori e përshkruan si një zonë rurale mjaft të izoluar, e cila megjithatë pasqyron një ngrohtësi, një mallëngjim dhe një dashuri për ata pak njerëz që kanë mbetur në këtë fshat.
Fabula e kësaj vepre është kryesisht rreth relacionit, apo raportit mes nënës dhe të bijës në këtë pjesë të izoluar të Irlandës.
Mag Folan, nëna, është një person hipokrit, që abuzon me të bijën, Maureen, deri në atë masë, sa ajo pëson një krizë neurotike.
Së bashku, këto dyja, formojnë një relacion shumë depresiv me përmasa sado-mazohiste.
Maureen, ka një mundësi për t’iu kthyer gjendjes normale, kur në jetën e saj hyn fqinji, Pato Dooley, një person që I takon të kaluarës së saj, I cili insiston që ta shpëtoj Maureen nga ajo errësirë depressive, dhe ta bëj atë të pavarur. Ai është personazh stabil, i cili bie sërish në dashuri me Maureen. Ray Dooley, është vëllau I vogël I Pato-s, që paraqet një perspektivë rinore e cila përcjell cdo hap të zhvillimit të kësaj lidhjeje, e cila simbolikisht paraqet një dritë në fund të tunelit. Por, Mag arrin ta shkatërroj këtë lidhje, dhe njëkohësisht e qon drejt cmendurisë të bijën, duke insistuar kështu të krijoj një imazh të sajin, në bijën e vet.
Ndërthurja mes komikës dhe tragjikës është karakteristikë thelbësore e këtij autori. Edhe në këtë vepër, ne përballemi me një ngjarje tragjike, e rrëfyer në në mënyrë komike.
Adaptimi nuk do ta dëmtoje strukturën dramaturgjike të veprës, por do të ndihmojë në kuptimin sa më të mirë ngase të ndërlidhur me këtë do të pasqyrojë një pjesë të traditës sonë, e cila pak a shumë është e ngjashme, si rastet kur nënat ndërhyjnë në jetën private të bijave të tyre, duke i shndërruar ato në shpirtra të dërmuar, siç është rasti i Maureen.