Sukses I pianistes gjakovare Mrika Sefa në Francë
Ditë me parë përfunduan garat në konkursin e muzikës në Francë (Concours musical de France) që është një garë pianistike me renome botërore dhe me një traditë të gjatë, që nga viti 1979 ku studentja e vitit të dytë të muzikës në Bern të Zvicres, Mrika Sefa u shpall fituese e çmimit të parë si dhe u rendit në mesin e finalisteve. Ajo në garat e këtij vitit para jurisë prestigjioze interpretoi veprat e Bahut, Bethovenit, Shopenit, Mendelsonit, Debuses dhe Takemetsu.
Këto garat mbahen në disa qytete të Frances, pastaj në Spanjë, Latvi, Portugali, Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Amerikë, etj. dhe organizohet me disa raunde,kurse Mrika u prezantua në Lion të Francës.
Suksesi I Mrikës është një dhuratë e këndshme për pesë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës , duke e afirmuar në arenën ndërkombëtare shtetin e Kosovës.
Mrika Sefa së bashku me bashkëvendësen Anda Kryeziun po I vazhdojnë studimet në vitin e dytë në Hochschule der Künste Bern me pianisten e njohur franceze Patricia Pagny. Paraprakisht ato përfunduan vitin e parë të studimeve bachelor ne Musik-Akademie Basel, në klasën e prof.Tobias Schabenberger e Laszlo Gyimesi. Sa ishte në Gjakovë Mrika kishte fituar shumë çmime në garat për piano.
Foto: Dy talentet gjakovare: Mrika SEFA dhe Anda Kryeziu në performancën me 4 duar kur ato fituan çmimin e parë në “Concourse musicalis per giovanni muzicisti” mbajtur në Citta di Barletta të Italise.