Friday, April 5, 2024
Kulturë

Sukses I pianistes gjakovare Mrika Sefa në Francë

 

 

mrika sefa dhe anda kryeziuDitë me parë përfunduan garat në  konkursin e muzikës në Francë (Concours musical de France) që është një garë pianistike me renome botërore dhe me një traditë të gjatë, që nga viti 1979 ku studentja e vitit të dytë të muzikës në Bern të Zvicres, Mrika Sefa u shpall fituese  e çmimit të parë si dhe u rendit në mesin e finalisteve. Ajo në garat e këtij vitit para jurisë prestigjioze interpretoi veprat e Bahut, Bethovenit, Shopenit, Mendelsonit, Debuses dhe Takemetsu.

Këto garat mbahen në disa  qytete  të Frances,  pastaj në  Spanjë, Latvi, Portugali, Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Amerikë, etj. dhe organizohet me disa raunde,kurse Mrika u prezantua në Lion të Francës.

Suksesi I Mrikës është një dhuratë e këndshme për pesë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës , duke e afirmuar në arenën ndërkombëtare  shtetin e Kosovës.

Mrika Sefa së bashku me bashkëvendësen Anda Kryeziun po  I vazhdojnë  studimet në vitin e dytë në Hochschule der Künste Bern  me pianisten e njohur franceze Patricia Pagny.  Paraprakisht ato  përfunduan vitin e parë të studimeve bachelor ne Musik-Akademie Basel, në klasën e prof.Tobias Schabenberger e Laszlo Gyimesi. Sa ishte në Gjakovë Mrika kishte fituar shumë çmime në garat për piano.

 

Foto: Dy talentet gjakovare: Mrika SEFA dhe Anda Kryeziu në performancën me 4 duar kur ato  fituan çmimin e parë në “Concourse musicalis per giovanni muzicisti” mbajtur në Citta di Barletta të Italise.