Friday, April 19, 2024
Gjakova Presss

Sukseset e Fizikanëve të rinj gjakovarë

SARANDA, E TRETA NË VEND NË GARAT E FIZIKANËVE TË RINJ

Flasin: Prof. Rilinda Doli dhe nxënësit pjesëmarrës, Saranda Qevani dhe Etnik Ballata

Ka tri vite që në komunën tone organizohen garat e fizikantëve të rinj. Qëllimi dhe organizimi i garës me karakter të tillë, është në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsim, nxjerrjes në pah të shkathtësive dhe kompetencave të arritura nga nxënësit  në shkencën e fizikës, identifikimin e talenteve të reja dhe mbështetjen e tyre drejt avancimit dhe zhvillimit profesional. “Garat e këtilla  kanë shumë dobi për gjithë ato që u përmendën,  mirëpo duke pasur parasysh se ekziston edhe mundësia që me marrë pjesë në gara ndërkombëtare është mundësi shumë e mirë për shkak se ne kemi mundësi të bëhemi si një  lloj ambasadori i vendit tonë dhe ta promovojmë Kosovën nëpër botë. Nëpër fusha të ndryshme si në muzikë dhe në sport po ia dalim shumë mirë, tash është koha me tregu që Kosova mundet edhe në shkencë  me tregu arritje gjithandej, “, ka thënë fituesja e vendit të tretë në garat e fizikanëve të rinj të Kosovës, gjimnazistja Saranda Qevani.    

Si koordinatore e këtyre garave,  si e vlerësoni organizimin e sivjetmë?

Prof. Rilinda Doli: Po, ky është viti i 3-të që ne i organizojmë garat komunale mandej përfaqësimin që e bëjmë në garat republikane duhet ta cekim se pas 28 vitesh janë organizuar. Në vitin 2017 ne kemi marrë pjesë si gjimnaz në këto gara. Atë vit,  kur kemi marrë pjesë,  ne kemi fituar vendin e dytë. Ishte  nxënësi Blert Beqa  i drejtimit të shkencave matematikë-informatikë. Kështu që 3 vite rresht ne marrim pjesë në këto gara fatmirësisht edhe në këtë vitin e 3-të me nxënësen Saranda Qevani ne kemi fituar vendin e 3-të si gjimnaz, kështu që po mundohemi me pas sa më shumë suksese në kuadër të gjimnazit mirëpo edhe në kuadër të nxënësve fal punës që këta e bëjnë,  edhe normal që neve nuk na hupin mundin si mësimdhënës të tyre. 

Si e vlerëson Saranda vendin e tretë në garat në nivel vendi?

Saranda: Duke u nisur për faktin që kemi qenë në gara republikane konkurrenca nuk ka qenë e vogël . Kemi pasur mjaft konkurrencë edhe detyrat kanë qenë të nivelit pak a shumë të lartë për shkak se përfaqësuesit/nxënësit të cilët kanë arritur kanë mundësi që të shkojnë në garat ndërkombëtare. Detyrat kanë qenë të shumta dhe sfiduese. Kemi marrë lajmërimin që së pari do të shqyrtohen aplikimet e nxënësve që kanë zënë vendin e parë dhe të dytë pastaj edhe të vendit të tretë që ta përfaqësojmë Kosovën në garën ndërkombëtare

Unë jam nxënëse e shkëlqyeshme, jam nxënëse e klasës 12/8 të Gjimnazit Hajdar Dushi. Suksesin e kam të shkëlqyeshëm , megjithatë më pëlqejnë të gjitha shkencat e natyrës,  fizikën e kam më përzemër,  gjithashtu më pëlqen shumë edhe matematika.

Etniku: Gjithashtu edhe unë jam nxënës i shkëlqyer, jam nxënës i klasës 10/8 në Gjimnazin Hajdar Dushi dhe  mua më pëlqejnë lëndët shkencore përkatësisht matematika dhe fizika.

Pikërisht tregoni pse e doni fizikën ?

Etniku: E dua sepse  në këto lëndë nuk ka gjithnjë rregulla strikte. Ka çdo herë diçka të re. Mësojmë gjithçka që na nevojitet në jetën e përditshme p.sh çdo që bëjmë ne është fizikë. Me anë të fizikës ne arrijmë të kuptojmë çdo gjë,  se si po e bëjmë, a po e bëjmë mirë a po e bëjmë keq.

Saranda: Të them të drejtën dashuria ime për fizikën ka filluar qysh në klasën e 10-të të gjimnazit. Nuk është se kam pasur një interes të veçanet përderisa kam qenë në shkollën fillore,  megjithatë profesori Gani Hajrizaj e ka bërë lëndën shumë atraktive dhe kjo ka ndikuar që mua të më pëlqej fizika si lëndë. Fillimet i kam pasur në klasën e 10 të gjimnazit dhe pastaj kam vazhduar të mësoi dhe ta dua akoma më shumë lëndën e fizikes.

Etniku: E kam dashur prej fillimit të klasës së 6-të kur neve na hyri si lëndë edhe lënda e fizikës edhe lëndë tjera shkencore. Por mua Fizika më tërhoqi më tepër nga të gjitha lëndët. Dhe kur dola në Gjimnaz,  në klasë të dhjetë,  edhe arsimtarja Rilinda Doli ma bëri fizikën një lëndë edhe më atraktive . Gjithashtu dija nga kjo lëndë më ndihmoj edhe në garat komunale,  së pari ku zëra edhe vendin e parë për klasët e 10-ta e pastaj  edhe më tepër në garat republikane ku gjithashtu morra një pozitë mjaft të mirë,  por jo në tre vendet e para. 

Nisur nga përvoja juaj si mësimdhënëse e kësaj lënde,  sa janë të interesuar  nxënësit/shkollarët,  atyre që së paku ti iu jep mësim, për lëndën e fizikës?

Nxënësit janë shumë të interesuar. Them një kohë ka qenë si tabu lëndë shkencore,  se të gjithë kanë hezituar për të mësuar, jo se është vështirë mirëpo unë e kam vërejt që 3 vite që organizohen garat edhe që jap që 4 vite në Gjimnaz mësim,  që nxënësit,  sidomos drejtimi shkenca natyrore,   kanë dëshirë shumë për të punuar edhe bazën e kanë shumë të mirë prej shkollave fillore. Normal,  mandej edhe kur të vijnë në Gjimnaz ata veç janë të përgatitur,  kështu që nuk ka pas kurrfarë problemi. Gjithmonë kanë qenë të gatshëm. E kanë punën,  e kanë durimin,  e kanë vullnetin,  dhe kur ti kesh këto,  mandej normal që nuk mungon edhe suksesi. Edhe ne sot po e vërtetojmë që e kemi fituar vendin e tretë. 

Sa i takon garave komunale sa nxënës kanë marrë pjesë? Kanë qenë të hapura për gjithë ata që janë të interesuar, si ka shkuar kjo puna e organizimit këtu në komunë  ?

Tash garat komunale ne i kemi mbajtur me datën 2 Mars në Gjimnazin Hajdar Dushi. Për këtë dua ta falënderoj shumë drejtorin e Gjimnazit ,  Bedri Cahani i cili gjithmonë na ka përkrahur. Kanë qenë të ftuara të gjitha shkollat fillore. Klasët e 9-ta,  kanë pas obligim  të na dërgojnë nga një nxënës me marrë pjesë nëpër gara. Gjithashtu kanë qenë të ftuara edhe shkollat e mesme për me marrë pjesë nga klasët e 10-ta deri në klasën e 12-të. Nga ata të cilët kanë marrë pjesë,  interesimi ka qenë shumë i madh. Sidomos prej shkollave fillore kemi vërejt që ka pas nxënës shumë të mirë prej testeve që ata i kanë bërë. Nga ata nxënës, ne është dashtë me i zgjedh nga dy nxënës prej klasës së 9 deri në klasën e 12-të dmth gjithsej me 8 nxënës ne e kemi përfaqësuar komunën e Gjakovës në garat republikane.

Kush ishin fizikantëtë fitues të garave komunale?

Etniku: Nga klasa e 12-të: Arjeta Hasani dhe Saranda Qevani ku e ka zënë edhe vendin e 3-të në garat republikane, pastaj nga klasët e 11-ta Dea Gaxha dhe  Diellza Pozhegu. Në klasët e 10-ta kemi qenë unë Etnik Ballata dhe Erblin Shala…(shkrimi i plotë në numrin më të ri të revistës Gjakovapress Nr.124)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *