Site icon Gjakovapress

Rreth 12 mijë vullnetarë në pastrimin e Gjakovës

Aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, në komunën e Gjakovës  I janë përgjegjur rreth 12 mijë pjesëmarrës, nxnës, të rinjë, punëtorë dhe pjestraë të FSK_së,   thanë të premten organizatorët e këtij aktiviteti. Në hapje të fushatës ishin të pranishëm edhe drejtuesit komunal, me çrast nënkryetari komunës Agim Koci, tha se komuna e Gjakovës po I kushton rëndësi të madhe  ambijentit.

“Kemi mbjellë rreth 7 mijë drunj dekorativ vetëm gjatë këtij viti, ndërkohë që presim bashkëpunim me Ministrinë e Ambijentit për parandalimin e dukurisë së ndotjes së ambijentit nga furrat e prodhimit të gëlqeres, pastaj parandalimit te zjarreve të pyjeve e tj”, tha Koci.

Ndërkaq Avdullah Babalija,drejtor I Kompanisë Publike “Çabrati” theskoi gadishmërinë e punëtorëve dhe operatives teknike në mbështtej të këtsaj fushate.

Deri pasdite është raportuar përb mbi 5 tonelata mbteurina të grumbulluara nga ambijentet e ndryshme vetëm Brenda qyetit të Gjakovës.

 

e plotesuar

Edhe Gjakova është përfshire në fushaten për ambijent te paster. Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën” po bën përgatitjet e fundit për të nisur aksionin e madh të premten, më 24 maj, duke filluar nga ora 10:00 në tërë territorin e vendit.

Hapja zyrtare e aksionit do të nisë në qender të Gjakoves ku do te ngritet nje tend nga do te koordinohen aktivitetet. Organizatorët shpresojnë se përgatitjet e bëra do të prekin ndërgjegjen e qytetarëve për të marrë pjesë në mënyrë masive në këtë aksion.

Qytetarët shprehin vullnet për të marrë pjesë në këtë aksion, në mënyrë që Gjakova dhe Kosova të jetë një vend i pastër.

Ministria e Mjedisit, e cila e ka mbështetur këtë iniciativë me një shumë të konsiderueshme mjetesh, fton të gjithë punonjësit të dalin për të pastruar. Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën” mirëpret shumë qytetarë në këtë aksion, duke shpresuar se të gjithë së bashku do të mundohen të japin kontributin për ta ndërruar imazhin e vendit, në mënyrë që të jetojmë në një vend më të pastër.

Fushata ka nisur me ngjyrosjen e rrethojave te Urave të Gjakoves. Neser do te punohet edhe ne rregullimin e parkut të shtatores se Sulejman Vokshit ne qender te qytetit.

Exit mobile version