Saturday, March 29, 2025
Gjakova Presss

Ta ruajmë lumin Krena!

krenaLumi Krena po pastrohet në vazhdimësi  dhe këtyre ditëve ka një pamje të mrekullueshme përgjatë rrjedhës në qendër të qytetit. Projektin e pastrimit po e mbështet edhe organizata Zvicerane Demos, ndërkohë që përfaqësuesit e saj, ditë më parë patën rastin ta ndjekin nga afër punën e punonjësve të Çabratit në largimin e mbeturinave dhe pastrimin e shtratit. Aktualisht mirëmbajtja është nivel të duhur, mirëpo, praktika e deritashme ka treguar se po mungon kujdesi i disa bashkëqytetarëve që po hedhin mbeturina, dhe për një kohë të shkurtër po ia kthejnë pamjen aspak të mirë këtij lumi, që tash në stinët e ngrohta është freskia e qytetit.

Komuna kishte paralajmëruar masa ndëshkimore ndaj keqbërësve por si duket as kjo përpjekje nuk i ka dhënë rezultatet e duhura, sepse vazhdojnë të hedhen qese najloni, plastika e gjësende tjera që ia shëmtojnë pamjen. Konsiderojmë se kërkohet një ngritje e vetëdijes së qytetarëve për ta mbajtur të pastër lumin Krena, lum që ia kanë lakminë shumë qytete