Në hapje të këtij takimi, kryeshefi i ekzekutivit të Radoniqit, Ismet Ahmeti falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen që po u bënë kompanive kosovare e në këtë kontekst edhe Radoniqit në veçanti. Në këtë takim përfaqësuesit e firmave gjermane Ingutis dhe Dringer-Shneidel prezantuan metodën e re të rehabilitimit të gypave të ujësjellësit përmes të cilave arrihet qëndrueshmëri afatgjate e tyre dhe ruajtje e cilësisë së ujit .