Ky bashkëpunim mes KF Gjakova dhe Hajdukut të Splitit po realizohet përmes ndërmjetësimit të bashkëvendësit tonë, Albin Sahatqija që është njëkohësisht edhe mik i klubit kroat. Sipas tij këta talent gjakovarë janë pritur në mënyrë fenomenale nga stafi drejtues i Hajdukut. Ata për dhjetë ditë do të qëndrojnë në Split për ta dëshmuar veten para eksperteve të këtij klubi me një traditë të madhe futbolli