Thursday, March 28, 2024
KulturëLajme

“Tanagra- historia e genit dhe gjuhës” promovohet në Gjakovë

Etnogjeneza dhe lashtësia e shqiptarëve është dëshmuar edhe në librin “Tanagra” të autorit nga Shkodra Naim Laçej, promovimi i të cilit u bë të shtunën në Gjakovë.   Autori Naim Laçej është ndjerë i lumtur për faktin se ky libër u promovua në qytetin e  Gjakovës për të cilin tha se  është njëra nga zemrat e Dardanisë ndërkohë që ka sqaruar motivin për  titullin e librit.   Ai ka thënë se tentimi i tij për të hedhë dritë në etnogjenezen e popullit dhe gjuhës shqipe ka qenë preokupim i parë.

Për përmbajtjen  dhe rëndësinë e kësaj vepre,  folën  Jusuf Buxhovi dhe Skender Demolli duke e vlerësuar lartë punën e autorit të librit. Sipas Buxhovit , ky libër i thënë dy stereotipe që kanë të bëjnë me  antikitetin por edhe me trajtimin shkencor të kësaj problematike.  Ai tha se aspekti  filologjik dhe historik vjen në plan të parë:

Promovimi i librit “Tanagra- historia e genit dhe gjuhës u mbajt në pallatin e kulturës Asim Vokshi  nën përkujdesjen e komunës së Gjakovës dhe Shoqatës së intelektualëve “Jakova” në Gjakovë.