Friday, March 28, 2025
Sports

Të dielen derbi Liria-Vëllaznimi

Derbi i vjetër i Rrafshit të Dukagjinit në futboll  rikthehet nesër prej ores 13.00 në stadiumin Përparim Thaçi të Prizrenit ndërmjet Lirisë dhe Vëllaznimit dy skuadrave me traditë në futbollin kosovar. Për kuqezinjtë starti ishte i suksesshëm.  Në ndeshjen e parë të këtij stinori Vëllaznimi e mposhti 3 me 2  Rilindjen e Pejës ndërsa Liria barazoi si mysafire me Besen. Për kryetrajnerin e kuqezinjve Mirel Josa, të gjitha ndeshjet janë derbi deri në realizimin  përfundimtar  të synimit për  hyrje në superligë.

Para ndeshjes së nesërme në Prizren, Vëllaznimi është akoma më i motivuar pasi skuadra e Drenicës e cila kryeson tabelën dje ka pësuar 3 me 0 nga Trepça 89, dhe një fitore eventuale me Lirinë do ta zvogëlonte diferencen në vetëm një pikë.

Tifozët e Vllaznimit kanë bërë me dije se në Prizren, në mbështetje të skuadres së zemrës, do të shkojnë në mënyrë të organizuar. Kuqezinjtë e Jakoves kanë bërë të ditur se për shkak të interesimit shumë të madh,  biletat do të shpërndahen para stadiumit të futbolit në Gjakovë  neser  që nga ora 10:00 e mëngjesit, e pastaj nisja drejtë Prizrenit bëhet nga ora 11:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *