Për këtë ngjarje unike në vend dhe më gjerë po mbretëron interesim i madh e organizatorët, klubi i notit “Kërcyesit e Urës” i kanë bërë përgatitjet përfundimtare.
Ndërtimi i kërcimores skaj Urës ka nxitur të rinjtë që veten ta sprovojnë edhe nga lartësi më të ulëta se sa Ura. Niveli më i lartë i kërcimores është 13 metra dhe aty, në ditën e garave, do të zhvillohen edhe kërcime në stilin dallëndyshe dhe kërcime akrobatike.
Organizatorët kanë thënë se trimat e lartësive të dielën sprovojnë talentin, guximin, elegancën rinore duke marrë pjesë në garat tradicionale të kërcimeve atraktive në ujë nga Ura e Fshenjtë dhe se e diela është një ditë e veçantë që vetëm këto gara dinë të ofrojnë për adhuruesit e këtij sporti atraktiv, për notin, ujin dhe diellin.
Fillimisht mbahen garat për pioner dhe junior në kërcimet dallëndyshe nga kërcimorja që është ndërtuar këtë verë. Më pastaj garat do ti hap kampioni I shumëfishtë Kujtim Gorani I cili shënon 50 vjetorin e kërcimeve nga lartësitë si dhe nga dy kërcime në këmbë dhe në stilin dallëndyshe do ti bëjnë garuesit.
Garat i ka mbështetur komuna e Gjakovës , Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Ministria e Kulturës.