
Kanioni i Drinit të bardhë tek Ura e Fshenjt të dielën do të jetë qendër takimi për shumë garues e adhurues të kërcimeve atraktive nga lartësitë, të ujit e notit, diellit e muzikës dhe natyrës së bukur që ofron kjo zonë. Për herë të 70-të do të mbahen garat e kërcimeve atraktive nga Ura e Fshenjtë. Gara do të mbahet nga kërcimorja 10 dhe 13 metershe si dhe nga Ura ndërsa organizator është klubi i kërcyesve “Bridge divers”. Garat e kërcimeve në stilin dallëndyshe dhe në këmbë mbahen te dielën në orën 16.00