E diela do ti takoi atraksionit të trimave të lartësisë, ujit e notit dhe diellit për ta shndërruar në një ditë të veçantë.
Ndrsyshe , Gjakova në Kosovë dhe Mostari në Bosnje e Hercegovinë janë dy qytete në Ballkan që organizojnë veprimtari të këtilla ku sprovohet guximi, talenti dhe bukuria e sportit të kërcimeve nga lartësitë.
Historia e këtij sporti atraktiv në Gjakovë daton nga vitet e 60 –ta kur të rinjtë gjakovarë fillimisht, nga shkëmbinjtë e më pastaj edhe nga Ura e Fshenjtë bënin kërcimet atraktive duke u dëshmuar si dallëndyshe të vërteta.
Vitin e kaluar kampion i Kosovës u shpall Flurid Gashi. Në vendin e dytë u plasua Nasib krasniqi kurse i treti Vedat Krasniqi. Ndërkaq në konkurrencën e kërcimeve në këmbë më i miri doli Egzon Prenqi, në vend të dytë David Tuqi kurse në të tretin Gëzim Krasniqi.