Wednesday, April 3, 2024
Lajme

Të enjten koncerti Ditët e pranveres

Ansambli i Këngëve dhe Valleve të qytetit në Gjakovë , të enjten në mbrëmje  vjen me koncertin “Ditët e pranverës“ . Me këtë rast do të interpretojnë këngëtarët e shumtë gjakovarë , ndërsa pos këngëve dhe valleve popullore  do të  ketë edhe humor. Për këtë do të kujdesen humoristët Sevdai dhe Shkumbin Radogoshi. Ky koncert do të jetë i hapur për të gjithë adhuruesit e muzikës popullore,  ndërsa Drejtoria e kulturës, rinisë dhe sporteve,  që e  ka mbështetur këtë veprimtari,  ka ftuar adhuruesit e muzikës  për të shijuar tingujt e muzikës së bukur shqiptare. Koncerti mbahet  nesermbrëma prej orës 20.00 në  Pallatin e  Kulturës „Asim Vokshi“

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *