Të ftohtit e Prillit dëmtojnë 90 % pemët dhe 60% perimet
Të ftohtit e muajit prill kanë sjellë shumë dëme edhe në komunën e Gjakovës. Kështu thuhet në raportin preliminar të komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga temperaturat e ulëta të 20, 21 dhe 22 prillit. Komuna kishte ftuar fermerët e dëmtuar që të paraqisnin dëmet e shkaktuara në mënyrë që Ministria e Bujqësisë ti kompensoi pjesërisht. Sipas raportit të komisionit Komunal , nga moti i ligë që mbretëroi mes këtyre datave , kur temperaturat ranë nën zero gradë celsius, dëme kanë pësuar sidomos pemët dhe vreshtat pothuajse në të gjithë territorin e komunës së Gjakovës. Janë prekur mbi 2 mijë e 500 hektarë me kultura bujqësore kurse niveli i dëmeve ndryshon nga vendi në vend. Ka dëme të pjesshme, por ka edhe dëme totale, veçanërisht këtë vit që priteshin rendimente rekorde. Dëme të konsiderueshme kanë pësuar perimet e mbjella në mbi 600 hektarë që janë dëmtuar deri në 6o%, pastaj, të ftohtit kanë dëmtuar 90 % vreshtat në rreth 50 hektar dhe pemët në rreth 100 hektarë. Rreth 1 mijë e 900 hektarë misër janë dëmtuar në shkallën 40 %. Dëme në masë më të vogël kanë pësuar edhe kulturat e tjera bujqësore.
A do të kenë mundësi që fermerët gjakovarë të kompensohen pasi Ministria e Bujqësisë ka premtuar se do të bëjë një kompensim të pjesshëm dhe se për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore ka të dedikuara vetem 500 mijë euro në nivel vendi