Tuesday, September 3, 2024
Të përgjithshme

Të Hënën premiera “Masë për masë”

Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” dhe Teatri i qytetit “Bekim Fehmiu” nga Prizreni të hënën, në skenën e Gjakovës vijnë me premierën e përbashkët Masë për masë të Shekspirit e në regji të Altin Bashës. Ky bashkëpunim sjell një energji të re dhe një sjellje të përzier të talenteve artistike. Përgatitjet intensive dhe përpjekjet e përbashkëta të aktorëve, regjisorit dhe ekipit të produksionit po krijojnë një pritje të madhe për shfaqjen e premiere që do të sjellë magjinë e artit teatral në skenën e teatrit.

Drama “Masë për masë” me skenografi të Petrit Bakallit, kostumografi të Ilirjana Loxha Bashës, muzikë nga Memli Kelmendi dhe koreografi të Robert Nuhes, korrespondon me gjendjen aktuale të shoqërisë. Kjo do të jetë shfaqja e dytë premierë e teatrit “Hadi Shehu” për sivjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *