Bëhet fjalë për një objekt prej 1.500 m-2, që i dedikohet personave me moshë mbi 60 vjeç, qe, sipas ekspertëve komunal, të moshuarit të kenë një ambient të përshtatshëm për t’kaluar ditën.
Në shtëpinë për të moshuar në Shkugës, veç hapësirës për zhvillimin e aktiviteteve rekreative e kulturore, është paraparë të ketë edhe dhoma gjumi. Plani urban për Shkugëzën është bazuar në parametrat e UNDP-së qe ka bërë një studim mbi biocenozën e vend-piknikut më të preferuar në komunën e Gjakovës.